Një ngjarje tronditëse është zbuluar në Greqi, ku trupi i një 90-vjeçari u gjet i fshehur brenda një frigoriferi në bodrumin e banesës së tij.
Rasti doli në dritë pasi autoritetet morën informacion për zhdukjen e të moshuarit dhe nisën një hetim. Gjatë verifikimeve, policia thirri për të dhënë shpjegime djalin 55-vjeçar të viktimës, ndërsa më pas zbuloi trupin e pajetë të 90-vjeçarit në frigorifer.
Në vendngjarje mbërriti një ekspert mjeko-ligjor, i cili, sipas këqyrjes paraprake, nuk konstatoi shenja të dukshme dhune në trup. Shkaqet e sakta të vdekjes pritet të përcaktohen pas kryerjes së autopsisë-nekropsisë.
55-vjeçari u arrestua dhe, sipas mediave greke, u tha hetuesve se babai i tij kishte ndërruar jetë nga shkaqe natyrore. Ai dyshohet se e mbajti trupin në frigorifer për të vazhduar të përfitonte pensionin e të ndjerit.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes./TCh








