Ardian Gjini sonte në Rubikon: Institucione a zgjedhje të reja?

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, sonte në Rubikon prezanton qëndrimet e partisë së tij për formimin e institucioneve të reja dhe mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje.

–              Pse Aleanca refuzoi ftesën e Albin Kurtit për takim?

–              A mund të ketë marrëveshje bazuar në ofertën e Aleancës?

–              Çka pritet të ndodhë në seancën konstituive të 6 gushtit?

Këto dhe të tjera, sonte nga ora 20:45, në Klan Kosova.