Kombëtarja U19 në grumbullim treditor në Hajvali

Kombëtarja e Kosovës U19 po zhvillon grumbullimin e radhës treditor në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali. Ky grumbullim shërben si një etapë e rëndësishme përgatitore dhe seleksionuese për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian që do të zhvillohen në nëntor në Gllasgou të Skocisë, ku Kosova në Grupin A2 do të përballet me Belgjikën, Skocinë dhe Kazakistanin më 11, 14 dhe 17 nëntor.

Përzgjedhësi Albert Bunjaku ka theksuar se fokusi kryesor i këtij kampi është vëzhgimi i afërt i futbollistëve të ligës vendore, pa lënë anash edhe disa prurje nga jashtë.

“Është një grumbullim seleksionues me lojtarë vendorë. Ka qenë një dëshirë e imja të bëjmë këtë grumbullim, sepse edhe në kualifikimet në Turqi kemi pasur pesë lojtarë vendorë në formacionin startues. Kualiteti është i lartë, stërvitja e parë ka shkuar shumë mirë me intensitet dhe përkushtim. Ne e kemi bazën e lojtarëve, por jemi duke kërkuar profile të caktuara lojtarësh që mund të na ndihmojnë në kualifikimet e vështira që na presin në Skoci”, tha Bunjaku.

Atmosfera pozitive dhe motivimi i lartë vërehet edhe te vetë futbollistët e grumbulluar.

“Është hera ime e parë me gjeneratën U19 dhe ndjenja është shumë e mirë. Grupi po duket mjaft i mirë dhe atmosfera është pozitive. E kemi kaluar mirë stërvitjen e parë, jemi ambientuar shpejt me pjesën tjetër të ekipit dhe stafin. Do të japim maksimumin tonë me shpresë se do të jemi pjesë e grupit përfundimtar për ndeshjet kualifikuese të nëntorit”, tha Unejs Mustafa.

Ndërkaq, Bleron Mustafa u shpreh i lumtur që pas një kohe rikthehet sërish në fanellën dardane. “Është një ndjenjë shumë e mirë që jam rikthyer te Kombëtarja pas një viti e gjysmë për shkak të lëndimit. Jam krenar për këtë mundësi. Për çdo lojtar është ndjenjë e mirë kalimi nga U17 te U19 dhe synimi mbetet te Kombëtarja A. Ditën e parë e kemi kaluar shumë mirë, stërvitjet kanë qenë cilësore dhe atmosfera në ekip është e shkëlqyeshme”, tha ai.

Kombëtarja U19 do të vazhdojë përgatitjet në Kampin Nacional edhe nesër, ku përzgjedhësi Albert Bunjaku me ndihmësit e tij, Besim Ademi, Anel Rashkaj dhe Labinot Qosa do të kenë mundësinë të vlerësojnë performacën e futbollistëve në këtë grumbullim.

additional image 8

additional image 1

additional image 2

additional image 3

additional image 4

additional image 5

additional image 6

additional image 7

additional image 8

additional image 1

additional image 2

additional image 3

additional image 4

additional image 5

additional image 6

additional image 7

additional image 8