Katy Perry pas paraqitjes në “Sunny Hill”: Shfaqja ime e parë në Kosovë ishte magjike

ëngëtarja amerikane Katy Perry ka reaguar pas paraqitjes së saj të parë në Kosovë, në kuadër të Sunny Hill Festival.

Perry ka falënderuar organizatorët dhe publikun për pritjen, duke e cilësuar përvojën në Kosovë si të veçantë.

“Shfaqja ime e parë ndonjëherë në Kosovë ishte magjike!! Faleminderit Dua Lipa dhe Sunny Hill Festival që më patët pjesë”, ka shkruar ajo në Instagram.

Ajo gjithashtu ka përmbyllur turneun e saj veror “Eurosummer”, duke falënderuar fansat që, pavarësisht temperaturave të larta, morën pjesë në koncertet e saj.

“Faleminderit çdo personi që duroi të nxehtin për të ardhur në shfaqjen tonë. Ju dua”, ka shkruar këngëtarja.

Paraqitja e Katy Perry në Kosovë ishte një nga momentet më të komentuara të edicionit të sivjetmë të Sunny Hill Festival.