Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, Natasha Kandiq, ka vlerësuar se Serbia nuk ka vullnet politik për hapjen e arkivave shtetërore.
Duke komentuar zbulimin e dy varrezave masive në afërsi të Zubin-Potokut, ajo ka kërkuar që të shtohet presioni nga ndërkombëtarët për hapjen e këtyre arkivave.
“Pse nuk ka vullnet politik? Natyrisht se nuk ka vullnet politik në Serbi, sepse në pushtet është partia dhe koalicioni që në fakt ka marrë pjesë në të gjitha për sa i përket luftës, duke filluar nga mbështetja për politikën e luftës, pastrimin etnik… Ne edhe sot kemi këtë situatë që publikisht mund të dëgjojmë që ata që kanë pozita të larta shtetërore në Serbi të thonë se është dëm sepse Milosheviqi nuk ka kryer pastrimin etnik”, ka deklaruar Kandiq, raporton RTK.








