Barça e kthen në “tërhiq e mos e këput” me yllin e Kosovës, sulmuesin që pëlqehej nga Flick

Fisnik Asllani ishte një nga emrat që Barcelona ndoqi me shumë vëmendje gjatë sezonit për të përforcuar sulmin. Sulmuesi i ri i Hoffenheim tërhoqi interes për potencialin dhe çmimin e tij, pasi kishte një klauzolë largimi prej 29 milionë eurosh. Nuk ishte prioritet, por për shkak të vështirësive në treg, drejtuesit blaugrana intensifikuan vëzhgimin dhe kontaktet. Sipas “Bild”, Asllani pritet të firmosë me RB Leipzig, pasi është lodhur duke pritur Barcelonën.

Burime pranë klubit katalanas konfirmojnë se emri i Asllanit është analizuar seriozisht javët e fundit, duke u peshuar avantazhet dhe disavantazhet e operacionit. Megjithatë, objektivi kryesor i Barcelonës mbeti Julián Álvarez, ndërsa Asllani u konsiderua si alternativë vetëm pasi negociatat për argjentinasin u vështirësuan.

Me ardhjen e muajit gusht, Asllani thuhet se ka pranuar ofertën e Leipzig. Në Gjermani marrëveshja konsiderohet e mbyllur, ndërsa Hoffenheim e ka lënë jashtë fazës përgatitore për t’i dhënë liri të finalizojë transferimin. Leipzig pritet të paguajë 30 milionë euro, me sulmuesin që do të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare.

Asllani nuk e ka fshehur kurrë simpatinë për Barcelonën, madje kishte dhënë disa sinjale në rrjetet sociale, por duket se ose nuk deshi të priste më gjatë, ose Barça vendosi se nuk ishte momenti i duhur për ta realizuar këtë transferim.

The post Barça e kthen në “tërhiq e mos e këput” me yllin e Kosovës, sulmuesin që pëlqehej nga Flick appeared first on Telesport.