– Advertisement –
Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka nisur pushimet verore, të cilat po i kalon në Itali.
Artistja ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi dhe pamje nga bregdeti, ku bien në sy ujërat e kristalta dhe atmosfera relaksuese.
“Vazhdoni të shfletoni për të parë ujërat e kristalta”, ka shkruar Ronela krahas postimit të saj, duke i ftuar ndjekësit të shohin fotografitë e publikuara.
Postimi i saj ka marrë menjëherë pëlqime dhe komente të shumta nga fansat, të cilët kanë vlerësuar peizazhin dhe momentet e pushimeve të këngëtares.








