Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, ka bërë me dije ndarjen nga jeta të bashkëshortit të saj, Ladi Ndoja.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Hoti ka shprehur dhimbjen për humbjen e bashkëshortit, duke i dhënë lamtumirën me fjalë prekëse.
“U prehsh në paqe, i miri i zemrës time! Ladi im, shpirti im. Do na mungosh gjithë jetën”, shkruan deputetja Hoti.
Ndërkohë, vëllai i të ndjerit, Aleksandër Ndoja, ka njoftuar se Ladi Ndoja u nda papritur nga jeta në moshën 46-vjeçare, si pasojë e një ataku kardiak.
Sipas tij, humbja ka qenë një goditje e rëndë dhe e papritur për familjen.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë se vëllai ynë i dashur, Ladi Ndoja, u nda papritur nga jeta në moshën vetëm 46-vjeçare, si pasojë e një ataku kardiak. Një goditje e rëndë dhe e papritur për familjen tonë, që na ka lënë pa fjalë dhe me një dhimbje të pamasë. Ladi la pas bashkëshorten e tij të dashur Elda Hoti dhe dy fëmijët e vegjël, të cilëve u mungon tashmë shtylla e familjes së tyre. Në këto çaste të vështira, kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë miqve, të afërmve dhe dashamirësve, ndërsa përpiqemi të përballojmë këtë humbje të rëndë. U prehsh në paqe, i dashur Ladi! Kujtimi yt do të mbetet përherë në zemrat tona”, shkruan Aleksandër Ndoja.
Ladi Ndoja la pas bashkëshorten, deputeten Elda Hoti, si dhe dy fëmijët e tyre, një djalë dhe një vajzë








