Transferimi i Yan Diomandé te Real Madridi po vonon të finalizohet, teksa në Spanjë kanë nisur shqetësimet e para. Sulmuesi anësor nga Bregu i Fildishtë, i cili konsiderohej shumë pranë “Los Blancos”, ende nuk i është bashkuar skuadrës së José Mourinhos për shkak të një problemi jashtë fushës, që lidhet me menaxhimin e interesave të tij.
Në qendër të çështjes është përplasja mes Max-Alain Gradel, ish-agjentit të lojtarit dhe ish-futbollistit të kombëtares së Bregut të Fildishtë, dhe kompanisë “Roc Nation”, që aktualisht përfaqëson Diomandé. Sipas mediave spanjolle, një denoncim i bërë nga Gradel ka penguar për momentin regjistrimin zyrtar të transferimit nga Leipzig te Reali, pasi çështja ligjore ende nuk është zgjidhur.
“Rregullorja e FIFA-s mund të ketë pasoja për regjistrimin e lojtarit, – shkruan “AS”, – ndërsa Reali pret një zgjidhje të shpejtë. Mundësia e një përjashtimi ose licence të përkohshme nga FIFA mbetet në tavolinë. Transferimi nuk duket në rrezik, por kërkohet një zgjidhje përfundimtare”.
“Roc Nation” reagoi duke mbrojtur lojtarin: “Nuk mund të qëndrojmë duarkryq kur publikohen informacione të rreme dhe të dëmshme pa baza”.
The post Diomandé te Real Madridi? Transferimi bllokohet nga një konflikt ligjor mes agjentëve appeared first on Telesport.








