Pas Yann Bisseck, radha është e Pio Espositos. Sipas “Corriere dello Sport”, pas kthimit nga turneu veror, sulmuesi i lindur në vitin 2005 do të firmosë rinovimin e kontratës me Interin deri më 2031.
Marrëveshja aktuale e talentit italian skadon në qershor 2030, por klubi zikaltër dëshiron ta sigurojë për një kohë më të gjatë. Esposito pritet të përfitojë një pagë prej rreth 3.2 milionë eurosh në sezon, që me bonuset mund të arrijë deri në 3.5 milionë euro.
The post Interi “blindon” Pio Espositon. Gati rinovimi deri më 2031, ja detajet e kontratës së re appeared first on Telesport.








