“A do të ketë sukses Rodri te Real Madrid? Do të nënshkruarja tre herë me të”

Real Madrid është shumë pranë dy goditjeve të mëdha në merkato: Rodri nga Manchester City dhe Yan Diomande nga Leipzig. Për spanjollin kampion bote me Spanjën nuk është se mungon skepticizmi për shkak të një dëmtimi të rëndë që pësoi në fillim të sezonit të kaluar, por në Botëror tregoi një formë të jashtëzakonshme dhe jo më kot u shpall si lojtari më i mirë.

Ish-legjenda e Real Madridit, Manolo Sanchis, në një intervistë për ‘El Partidazo de COPE’ u shpreh me bindje të plotë se Rodri është pikërisht lojtari që i mungon Real Madridit.

“Real Madridi është i vetëdijshëm për mangësitë që skuadra mund të ketë pasur në dy sezonet e fundit”, tha Sanchis. Dhe sipas mendimit të tij, problemi është mungesa e specialistëve për të bërë që gjithçka të funksionojë, “atë lojtar që po kërkojnë dhe do ta gjejnë”.

Kur u pyet nëse ai futbollist ishte Rodri, ai deklaroi me bindje: “Më thuaj Rodrin dhe unë do të nënshkruaj tri herë.”

Po ashtu, Sanchis është optimist edhe për Yan Diomande. “është një lojtar i shkëlqyer me potencial të jashtëzakonshëm. Ai do të krijonte shumë konkurrencë, gjë që do t’i ndihmonte të gjithë lojtarët në atë pozicion të përmirësoheshin. Megjithatë, Rodri është lojtari që i nevojitet më shumë Realit”, përfundoi Sanchis.

The post “A do të ketë sukses Rodri te Real Madrid? Do të nënshkruarja tre herë me të” appeared first on Telesport.