Pasi u zyrtarizua transferimi i Kolo Muani në formë përfundimtare dhe i Kerim Alajbegoviv, Juventus duket se do të bëjë një tjetër goditje në sulm. Gazzetta dello Sport zbulon se sulmuesi i Manchester United, Joshua Zirkzee ka dhënë “ok” e tij për t’u rikthyer në Serie A dhe për t’u transferuar te Juventus.
Madje është arritur edhe marrëveshja paraprake mes palëve për kushtet personale. Tani mbetet të gjehet gjuha e përbashkët mes dy klubeve. Juventusi kërkon huazimin me të drejtë blerjeje, ndërsa “Djajtë e Kuq” preferojnë huazimin em detyrim blerjeje.
Në rast se nuk arrihet marrëveshja me Manchester United, Juventus ka gati planin B. Bardhezinjtë mund të kërkojnë huazimin e njërit prej dy sulmuesve të Chelsea-s, Liam Delap ose Emmanuel Emegha.
The post Pas Kolo Muani dhe Alajbegovic, goditja e radhës së Juventusit vjen nga Anglia. Bardhezinjtë kanë një plan të mirëmenduar appeared first on Telesport.







