Chelsea ka bërë disa goditje këtë merkato, por dy më të rëndësishmet janë Morgan Rogers për 137 milionë euro dhe Palestra për mbi 55 milionë euro.
Objektivi i radhës i “Bluve” është të forcojnë mesfushën dhe emri i zgjedhur nga trajneri Xabi Alonso është Alex Scott, mesfushori qendror i Bournemouth.
Sipas TEAMtalk, Chelsea po përgatit një ofertë të re për mesfushorin anglez. Duke qenë se oferta e parë prej 64 milionë euro u refuzua nga Bournemouth, oferta e dytë e “Bluve” do të jetë 81 milionë euro. Megjithatë, pretendimi i Bournemouth është për një ofertë mbi 90 milionë euro.
The post Pas Palestra dhe Morgan Rogers, objektivi i radhës i Chelsea-s është një 22-vjeçar. Oferta e parë 64 mln euro u refuzua appeared first on Telesport.








