Një grek për sulmin. Plani surprizë i Barcelonës nëse nuk vjen Julian Alvarez

Një tjetër emër ka dalë së fundmi në skenë për sulmin e Barcelonës për sezonin e ri, nëse nuk vjen Julian Alvarez. AS zbulon se Barcelona dhe konkretisht drejtori sportiv i saj, Deco, po shqyrton mundësinë e transferimit të Vangelis Pavlidis.

Sulmuesi grek shkëlqeu në sezonin e kaluar me Benfica, ku shënoi 30 gola në total në 53 ndeshje në të gjitha garat. Ndërsa këtë sezon të ri ka shënuar 4 gola në dy ndeshjet e para. Pavlidis shënoi 4 gola në fitoren 5-0 të Benfia ndaj St. Gallen në turin e dytë kualifikues në Europa League. Sulmuesi grek shënoi një tregolësh në pjesën e parë ndaj Barcelonës në Champions League, ku në fund katalanasit fituan me shifrat 4-5.

27-vjeçari është nën kontratë me klubin portugez deri në vitin 2029. Vlera e tij aktuale në treg nëse i referohemi Transfermarkt është 28 milionë. Ajo që mësohet deri tani është se Benfica do të kërkojë 30-35 milionë euro për të lënë të lirë këtë verë sulmuesin grek.

The post Një grek për sulmin. Plani surprizë i Barcelonës nëse nuk vjen Julian Alvarez appeared first on Telesport.