Nuk ka ndodhur kurrë kaq keq më parë. Bayern po përballet me një problem madhor pa nisur ende mirë sezoni?

Aventura e brazilianit Dante në krye të ekipit të dytë të Bayern Munich, që garon në Regionalliga nuk ka nisur aspak mirë.

Pas humbjes surprizë 1-0 në shtëpi ndaj ekipit të ngjitur në këtë ligë, SC Eltersdorf, në ndeshjen hapëse të Regionalliga javën e kaluar, Bayern II u mund 2-0 në Wacker Burghausen të premten, në javën e dytë.

Kjo është humbja e dytë rresht për Dante në krye të Bayern II, pa harruar edhe 4 humbjet rresht në ndeshjet miqësore. Braziliani Dante u prezantua me shumë bujë në krye të ekipit të dytë, që duhet të jetë furnizuesi kryesor i ekipit të parë me talente dhe futbollistë të rinj.

Edhe pse është ende shpejt, te Bayern kanë filluar që tani të mendojnë se ndoshta kanë gabuar me emërimin e Dante. Megjithatë, braziliani ka ende ndeshje të tjera përpara për të ndryshuar nisjen e keq të sezonit. Por nëse Bayern II nuk reagon shpejt, nuk do të ishte aspak befasi që aventura e Dante të mbyllet shumë më shpejt nga sa mendohej.

The post Nuk ka ndodhur kurrë kaq keq më parë. Bayern po përballet me një problem madhor pa nisur ende mirë sezoni? appeared first on Telesport.