Një person është arrestuar në Malishevë pasi dyshohet se ka tentuar t’i japë ryshfet një prokurori menjëherë pas përfundimit të një seance gjyqësore.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 28 korrik 2026, rreth orës 14:20. I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka tentuar t’i ofrojë 50 euro prokurorit përmes vozitësit të tij, derisa ata ndodheshin në lëvizje me veturë zyrtare.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.
“DHËNIE E RYSHFETIT NË TENTATIVË
Malishevë 28.07.2026 – 14:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi njëjti pas një seance gjyqësore, ka tentuar që në formë ryshfeti t’ju ofroj-japë 50 € prokurorit me vozitësin e tij që të cilët ishin me veturë zyrtare në lëvizje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.








