E premtja, 31 korrik, ishte një nga ditët më të dhimbshme në historinë e Milanit, pas ndarjes nga jeta të kapitenit legjendar Franco Baresi. Nga e gjithë bota mbërritën mesazhe ngushëllimi dhe homazhe nga ish-bashkëlojtarë, miq, gazetarë e tifozë, të cilët kujtuan jo vetëm madhështinë e tij në fushë, por edhe cilësitë e jashtëzakonshme njerëzore.
Mes qindra postimeve në rrjetet sociale, një mungesë nuk kaloi pa u vënë re; ajo e Zlatan Ibrahimovic. Këshilltari i lartë i RedBird është zakonisht shumë aktiv në rrjetet sociale, ndaj fakti që nuk publikoi një mesazh personal për ikonën kuqezi ka shkaktuar debat mes tifozëve të Milanit.
Në rrjet, reagimet janë të ndara. Disa e kritikojnë ashpër suedezin, me komente si “më vjen turp nga ky njeri”, ndërsa të tjerë e kanë marrë situatën me humor, duke shkruar “ndoshta i kanë mbaruar gigabajtët…”
The post Mungesa e ngushëllimeve të Ibrahimovic për Baresin ndez debat mes tifozëve të Milanit appeared first on Telesport.








