Gjendet municion në varrezën masive në fshatin Kalludër të Zubin-Potok

Tash e disa ditë në fshatin Kalludër të Zubin Potokut, janë duke u kryer gërmime për mbetje mortore.

Në këtë lokacion, siç raporton RTK, është gjetur municion që dyshohet se është nga periudha e luftës.

Ndryshe, gërmimet në këtë lokacion kanë filluar gjatë kësaj jave.

Dyshohet se janë varrosur grupi i njohur si “Intelektualët e Mitrovicës”, me 23 pjesëtarë që u raportuan të zhdukur nga viti 1999.