Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka përkujtuar dëshmorin Shefqet Shala nga Kopiliqi i Poshtëm, në përvjetorin e rënies së tij heroike, duke nderuar sakrificën e tij për lirinë e Kosovës.
Përmes një postimi publik, Lushtaku u shpreh se në këtë ditë përkujtimore përulemi me respekt para veprës dhe flijimit të dëshmorit Shefqet Shala, i cili dha jetën për atdheun.
“Ai ra për lirinë e Kosovës, duke lënë pas një emër që do të kujtohet me krenari nga familja, miqtë e bashkëluftëtarët. Kujtimi për dëshmorët tanë është obligim dhe përgjegjësi për ta ruajtur të gjallë historinë e lirisë sonë”, ka shkruar Lushtaku.
Në fund të mesazhit të tij, kryetari i Skenderajt ka shprehur nderimin më të lartë për dëshmorin Shefqet Shala dhe të gjithë dëshmorët e kombit, duke theksuar se sakrifica e tyre mbetet themel i lirisë së Kosovës.
“Lavdi e përjetshme dëshmorit Shefqet Shala dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!”, përfundon postimi i Lushtakut.








