Gjendet pa shenja jete një grua pranë Urës së Fshajt në Gjakovë, Policia nis hetimet

Një grua është gjetur pa shenja jete të premten në afërsi të Urës së Fshajt, në Gjakovë.

Sipas konfirmimit nga Policia Rajonale e Gjakovës, trupi i pajetë është gjetur në lumin Drini i Bardhë, pranë urës, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor.

Vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes nga personeli mjekësor.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”, ndërsa autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.