Ylli shqiptar, Dua Lipa, ka ardhur në shtëpi, dhe është shprehur e ngazëllyer me përgatitjet e edicionit të shtatë të Sunny Hillit.
Ajo ka thënë se ka vajtur te vendi ku mbahet festivali, dhe ka parë se gjithçka është gati.
“Nuk po e besoj që jemi gati të nisim edicionin e shtatë të Sunny Hill Festival!” ka shkruar Lipa në Facebook.
“Mbrëmë shkova në vendin ku mbahet festivali për të parë gjithçka para se të fillojë sot, dhe jam jashtëzakonisht e emocionuar, ndihem tepër krenare për familjen tonë dhe gjithë ekipin për gjithçka që kanë bërë që kjo të bëhet realitet”.
Dua madje zbuloi që është bërë kumbare e një fëmije.
“Dhe për ta bërë ditën e djeshme edhe më magjike… u bëra kumbarë e një fëmije”.
“Mund të them se lotët më kanë rrjedhur gjatë gjithë ditës… SHIHEMI SONTE, PRISHTINË”








