Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me gjithsej 32 vjet burgim dhe 230 mijë euro gjoba katër të akuzuarve në rastin “Toka 2”, pasi i shpalli fajtorë për veprën penale “Krim i organizuar”.
Mehmet Prishtina u dënua me 10 vjet burgim dhe 100 mijë euro gjobë, Dukagjin Emërllahu dhe Nexharije Hoti me nga 8 vjet burgim, ndërsa Avni Maxhuni me 6 vjet burgim. Emërllahu u gjobit me 80 mijë euro, Hoti me 20 mijë euro dhe Maxhuni me 30 mijë euro.
Ndërkohë, gjykata i liroi të akuzuarit nga akuza për veprën penale “Shpëlarje e parave








