Sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot (e premte) do të zbatohet kufizim i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave të larta.

Sipas njoftimit, në autoudhë kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperaturat e parashikuara pritet të arrijnë ose të tejkalojnë 32 gradë Celsius.

Ndërkaq, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i këtyre automjeteve do të lejohet pa kufizime.