Dy persona janë arrestuar në Hajvali të Prishtinës, pasi dyshohet se kanë penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur pas mesnatës së 30 korrikut, rreth orës 00:50, gjatë kontrollit të një shtëpie.
Policia njofton se dy të dyshuarit, meshkuj kosovarë, kanë penguar zyrtarët policorë, ndërsa njëri prej tyre dyshohet se ka sulmuar fizikisht një polic.
Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ata janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është iniciuar si “Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës”.








