Dinamo likuidon Aluminij dhe shkon me plot meritë në raundin e tretë. Shkëndija “ok”, bien Ballkani dhe Malisheva

Pas brazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Slloveni, Dinamo ka fituar 3-0 në ndeshjen e kthimit ndaj Aluminij. Sfida u zhbllokua në minutën e 24-të, Dinamo gjen golin me Lorenco Vilën, pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Hekuran Berishës.

Në minutën e 42-të, Kelvi Qefalija dyfishoi shifrat me një gol spektakolar nga distanca, me një goditje të fuqishme me të djathtën. Topi përfundoi në rrjetë edhe falë devijimit të kundërshtarit. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Dinamon.

Dinamo e nis mjaft mirë edhe pjesën e dytë. Në minutën e 48-të, Malomo ishte shumë pranë shënimit të një goli spektakolar, por gaboi në momentin e fundit në finalizim.

Në minutën e 73-të, goditje dënimi në pozicion të rrezikshëm për sllovenët, por topi përplaset në murin e “Bluve”. Në minutën e 78-të, Fabjan Përndreca shënon goline tretë për Dinamon. Mbrojtësi shënoi me kokë, pas krosimit të Alijit nga goditja e këndit. Dinamo fiton 3-0 dhe shkon në raundin e tretë në Conference League ku do të përballet me letonezët e Auda.

Nga ekipet e tjera shqiptare që luajtën sot, Shkëndija përmbysi humbjen 2-1 në ndeshjen e parë në Slloveni ndaj Bravo, duke fituar 3-1 në ndeshjen e kthimit.

Ballkani fitoi 3-2 ndaj Bohemians në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e kthimit. Në ndeshjen e parë në Irlandë, vendasit kishin fituar 2-1. Nga pika e bardhë e penalltive, irlandezët u treguan më të saktë duke fituar 4-5. Për Ballkanin, gaboi Bajram Jashanica, duke mbyllur këtu rrugëtimin në Europë.

Ndërkohë, Malisheva është mundur 4-1 në ndeshjen e kthimit nga skocezët e Hiberinian dhe e mbyll këtu rrugëtimin në Europë, pavarësisht fitores 2-0 në ndeshjen e parë.

The post Dinamo likuidon Aluminij dhe shkon me plot meritë në raundin e tretë. Shkëndija “ok”, bien Ballkani dhe Malisheva appeared first on Telesport.