Kryetari i degës së LDK-së në Pejë dhe në këtë komunë, Gazmend Muhaxheri, ka folur lidhur me presionet që janë ushtruar ndaj delegatëve të kësaj partie, ai ka thënë se si mund të kuptohet ndryshe kur një delegatë telefonohet pesë herë dhe pyetet a e ka dhënë nënshkrimin.
Muhaxheri në një deklarim për Tëvë1, ka thënë se kjo nuk do duhej të ndodhte.
“Kur i thërret delegatët pesë herë në telefon me pyet a e ke dhënë nënshkrimi, çfarë i thuhet asaj pune. Me thirr deputetin, kolegun tonë edhe me i thanë a e ke nënshkruar, kush ta jap atë drejtë. Kjo është ajo që kamë thënë që s’duhet me bë. LDK vazhdon rrugën e vet si ke, si shkoj Abdixhiku. E kemi thirrur këtë Kuvend për me ngritë LDK-në”, tha Muhaxheri.
Dega e Pejës ishte e para që kërkoi që të thirret Kuvendi i jashtëzakonshëm për shkarkimin e Abdixhikut.
Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së, është duke vazhduar punimet me votimin për pikën e vetme në rend dite, shkarkimin e Abdixhikut.








