Edhe në prag të sezonit të ri në Serie A, vazhdon marrëdhënia e tensionuar mes tifozëve të Lazios dhe presidentit Claudio Lotito. Ka vitë që marrëdhënia mes tyre është në këtë situatë, por në këtë moment duket se ka prekur fundin.
Sipas Il Corriere dello Sport, vetëm 2000 tifozë kanë rinovuar biletat sezonale për sezonin e ri, ndërsa pjesë tjetër që është diku te 93% i ka refuzuar biletat sezonale.
Verën e kaluar, 29,918 tifozë blenë bileta sezonale pavarësisht dështimit të klubit për t’u kualifikuar për në Evropë dhe një atmosfere tashmë të tensionuar. Dymbëdhjetë muaj më vonë, afërsisht 28,000 prej tyre deri më tani kanë refuzuar të rimarrin vendet e tyre.
Një fazë e dytë regjistrimesh është ende e vlefshme deri më 20 gusht, por situata nuk pritet të ndryshojë. Numri i sivjetshëm është edhe më i ulët se ai vitit 2016, kur u prenë vetëm 4000 bileta sezonale. Ajo që mund të thuhet me siguri është se “Olimpico” në ndeshjet e Lazios do të jetë i zbrazët në sezonin e ri dhe humbjet për bardhekaltrit shkojnë mbi 20 milionë euro.
The post Tifozët e klubit të njohur në Serie A refuzojnë mbi 90% të biletave sezonale. Arsyeja? Presidenti i klubit… appeared first on Telesport.








