Objektivi kryesor i Liverpol-it në këtë merkato është Bradley Barcola. PSG kërkon mbi 145 milionë paundë për të lënë të lirë anësorin francez, ndërsa oferta e klubit të kuq deri tani është rreth 100 milionë paundë.
Transferimi i mundshëm i Barcola, vendos në situatë të vështirë Cody Gapko, i cili sezonin e kaluar kontriboi me vëtëm 9 gola dhe 6 asiste. Duke dashur të përfitojë nga kjo situatë, ekipi i Fenerbahce-s ka bërë përpjekjen e parë ëpr një transferim të mundshëm të anësorit holandez, i cili e ka refuzuar direkt.
Gapko është nën kontratë me të kuqtë deri në vitin 2030 dhe më parë ka lënë të kuptohet se do të largohet nga Liverpool vetëm për një ofertë nga ligat kryesore të Europës. Vlera në treg e Gapko është 60 milionë euro sipas Transfermarkt.
The post Liverpool i “fiksuar” pas Barcola, Cody Gapko në rrezik. Holandezi merr propozimin e parë, por e refuzon appeared first on Telesport.








