Interi nuk e llogarit më Asllanin, klubi tjetër i Serie A mendon për huazimin e tij

Kristjan Asllani është gjithnjë e më pranë largimit nga Interi, ku nuk ka më vend, pasi nuk llogaritet nga trajneri Cristian Chivu. Mesfushori shqiptar nuk bën pjesë në planet e klubit zikaltër dhe një nga skuadrat që po interesohet për të është Sassuolo, e cila synon të përforcojë repartin e mesfushës.

Interi do të preferonte ta shiste përfundimisht 24-vjeçarin, por në këtë moment skenari më i mundshëm mbetet një transferim në formë huazimi. Asllani është rikthyer tek Interi pas përfundimit të huazimit te Besiktas, ndërsa sezoni i tij i kaluar u nda sportivisht mes klubit “granata” dhe skuadrës turke.

Kontrata e mesfushorit shqiptar me Interin është e vlefshme deri në vitin 2028.

The post Interi nuk e llogarit më Asllanin, klubi tjetër i Serie A mendon për huazimin e tij appeared first on Telesport.