Mastantuono preferon rikthimin në shtëpi, Real Madrid ka plan tjetër për argjentinasin

Pavarësisht se Franco Mastantuono e nisi si titullar në miqësoren e parë të Real Madridit për këtë verë, atë ndaj Leganes, ku shënoi edhe një gol në fitoren 4-1, argjentinasi do të largohet në këtë merkato nga madrilenët.

Cope zbulon se Mastantuono preferon rikthimin në shtëpi te River Plate, gjithmonë në formë huazimi. Në anën tjetër, Real Madrid ka një plan ndryshe për argjentinasin.

Klubi madrilen preferon huazimin e tij në një nga ligat kryesore të Europës dhe për momentin destinacioni më i mundshëm duket se është Fiorentina në Serie A. Vetë lojtari është në mëdyshje për huazimin te klubi vjollcë, pasi Real Madrid dhe Fiorentina kanë rënë dakord për kushtet e marrëveshjes.

The post Mastantuono preferon rikthimin në shtëpi, Real Madrid ka plan tjetër për argjentinasin appeared first on Telesport.