Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, së bashku me përzgjedhësin e Kosovës, Franco Foda, dhe stafin e tij, e ndoqën nga afër ndeshjen ndërmjet Dukagjinit dhe FC Lugano, e zhvilluar në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, në kuadër të raundit të dytë kualifikues të UEFA Conference League.
Pas ndeshjes, Ademi vlerësoi paraqitjen e skuadrës nga Klina gjatë aventurës evropiane, duke theksuar se, pavarësisht eliminimit, Dukagjini la përshtypje të mira, veçanërisht në përballjen e parë ndaj një kundërshtari cilësor si Lugano.
Ai theksoi se në ndeshjen e kthimit disa gabime dhe një autogol ndikuan në rrjedhën e lojës, por shprehu besimin se kjo përvojë do t’i shërbejë klubit për t’u rikthyer edhe më i fortë në garat evropiane.
Postimi i plotë:
Së bashku me përzgjedhësin e Kombëtares së Kosovës, Franco Foda dhe stafin e tij, e ndoqëm nga afër edhe ndeshjen ndërmjet Dukagjinit dhe Luganos, në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, në kuadër të raundit të dytë kualifikues të UEFA Conference League.
Edhe pse rrugëtimi evropian i Dukagjinit përfundoi në këtë fazë, skuadra nga Klina la përshtypje sidomos me paraqitjen në ndeshjen e parë përballë një kundërshtari cilësor si Lugano.
Sot gjërat nuk shkuan si duhet, e ku disa gabime dhe një autogol ndikuan në rrjedhën e lojës. Gjithsesi uroj që kjo përvojë të shërbejë për të ardhmen dhe Dukagjini të rikthehet më i fortë.🇽🇰⚽
#MeFutbollinPërKosovën








