Zjarri në banesë i merr jetën nënës 24-vjeçare dhe dy fëmijëve të saj të vegjël

Si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën një nënë 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj të mitur, të moshës 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Shtetit të Shqipërisë, e cila njofton se hetimet janë në zhvillim për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Nga veprimet e para dyshohet se, si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasja B. Ç., 24 vjeçe, dhe dy fëmijë të mitur, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas autoriteteve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:10.

“Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 13:10, në fshatin Domen, Shkodër, ka rënë zjarr dhe është djegur banesa në pronësi të shtetasit B. Ç. Shërbimet e Policisë dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje”, thuhet më tej në njoftimin zyrtar.

Policia dhe Prokuroria po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit dhe për të dokumentuar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike