“Prisja më shumë se kaq”, ylli holandez i “zhgënjyer” me mungesën e interesimit nga Real Madrid dhe Barcelona

Kees Smit është një nga emrat që gjatë gjithë sezonit është përmendur shpesh për një transferim të mundshëm drejt Real Madridit ose Barcelonës gjatë verës.

Megjithatë, muajt ​​e fundit nuk kanë shkuar siç shpresonte mesfushori holandez. Një goditje e madhe erdhi kur ai u la jashtë skuadrës së Holandës për Kupën e Botës nga ish-trajneri Ronald Koeman, duke i hequr mundësinë për të debutuar në kompeticionin më të rëndësishëm, ku një paraqitje dinjitoze aty, të ndryshon karrierën.

Me ardhjen e Jose Mourinho, Real Madrid preferoi opsione të tjera në mesfushë. Barcelona nuk e ka marrë fare në konsideratë dhe me shumë mundësi Kees Smit do vazhdojë tek Az Alkmaar edhe sezonin e ri. Një tjetër pengesë për transferimin drejt klubeve të mëdha është edhe pretendimi i Az Alkmaar për një shifër mbi 70 milionë euro për kartonin e tij.

“Prisja më shumë se kaq në këtë fazë. E vërteta është se nuk e di se ku do të luaj. Ekziston mundësia që të largohem, dhe gjithashtu ekziston mundësia që të qëndroj, dhe kjo është situata për momentin. Nuk ka asgjë që mund të shtoj për këtë çështje”, tha mesfushori në një intervistë të fundit për rrjetin ESPN.

The post “Prisja më shumë se kaq”, ylli holandez i “zhgënjyer” me mungesën e interesimit nga Real Madrid dhe Barcelona appeared first on Telesport.