Pavarësisht se ka ende shumë kohë deri në fund të afatit, Bayern Munich ka mbyllur merkaton e tij për këtë verë, duke u mjaftuar vetëm me nënshkrimet e Ismaïl Saibari, Nathaniel Brown dhe Bara Saboko Ndiaye.
Drejtori sportiv i bavarezëve, Max Eberl, konfirmoi vendimin për mbylljen e merkatos dhe u shpreh i kënaqur me skuadrën që kanë në dispozicion. Po ashtu përjashtoi edhe mundësinë e largimit të Alphonso Davies.
“Buzëqeshja sa herë që lexoja thashethemet e merkatos këtë verë. Ne i përfunduam marrëveshjet për Nathaniel Brown dhe Ismael Sibari shumë shpejt, dhe mendova se ishte e qartë se i kishim përfunduar nënshkrimet tona. Nuk mund të rrija pa buzëqeshur me emrat që lidheshin me ne, pasi këto thashetheme janë 0% të vërteta.
Mund të konfirmoj se një largim për Alphonso Davies është përjashtuar. Konrad Laimer dhe Josip Stanisic kanë mbuluar pozicionin e mbrojtësit të majtë kur është e nevojshme, dhe me Luis Diaz, Arijon Ibrahimovic, Nathaniel Brown dhe Davies, kemi mjaftueshëm mundësi në anën e majtë”, tha Eberl.
The post Bayern Munich merr vendimin befasues për merkaton, Eberl: Jemi të kënaqur appeared first on Telesport.








