Rodri vazhdon të jetë një nga emrat më të nxehtë të merkatos ndërkombëtare. Pas Botërorit të shkëlqyer me Spanjën, mesfushori i Manchester City ka përfunduar në radarët e disa klubeve të mëdha europiane.
PSG ishte përmendur si një destinacion i mundshëm në javët e fundit, por klubi francez duket se ka vendosur të mos e përshpejtojë operacionin, pasi po kërkon profile më të reja.
E ardhmja e ish-fituesit të “Topit të Artë” duket e orientuar drejt Spanjës. Sipas raportimeve të fundit, kontaktet me Real Madridin janë në një fazë shumë të avancuar dhe vetë Rodri, i lidhur me Manchester City deri në vitin 2027, do ta shihte me shumë interes transferimin te “Los Blancos”.
Në garë është futur edhe Barcelona. Sipas “Catalunya Ràdio”, klubi katalanas po kërkon një përforcim të nivelit të lartë në mesfushë dhe ka marrë informacione për situatën e organizatorit spanjoll.
Megjithatë, ëndrra e Rodrit mbetet Real Madridi, edhe pse ai nuk do ta mbyllte plotësisht derën për një kalim te Barcelona nëse do të shfaqej si mundësi konkrete. Aktualisht, opsioni i transferimit në Madrid duket më i mundshëm.
The post Rodri mund të rikthehet në Spanjë: Reali në avantazh, por Barcelona ëndërron goditjen e madhe appeared first on Telesport.








