Neuer: Isha 85% i bindur se do të tërhiqesha këtë verë, por ky Bayern më bëri të vazhdoja edhe një vit

Kapiteni i Bayern Munich, Manuel Neuer, në një intervistë për “Bild”, konfirmoi se me shumë gjasa mund të tërhiqet në fund të këtij sezoni. Madje ai tha se me 85% ky mund të jketë fundi, duke sqaruar edhe arsyet.

Nuk dal në fushë duke menduar, ‘kjo është ndeshja ime e fundit’, pavarësisht nëse mund të jetë ndeshja ime e fundit në një stadium apo në një tjetër. Por padyshim që duket se do të tërhiqem në fund të këtij sezoni“, tha Neuer.

Sipas Neuer, ai ishte afër të tërhiqej këtë verë: “Ndoshta do të kisha ndaluar, ishte 85% i bindur për këtë por disa faktorë më bindën të luaja edhe një sezon tjetër. Me këtë skuadër, stafin dhe ekipin e trajnerëve, është vërtet argëtuese të luash”.

“Ne gjithmonë kemi mundësinë të luftojmë për çdo titull. Me këtë ekip, ne jemi ndër më të mirët në botë“, tha portieri gjerman, që pranoi se atmosfera pozitive në klub bëri që ai të shtyjë tërheqjen nga futbolli edhe me një vit.

Kjo skuadër, ekipi dhe struktura e klubit janë pjesë e atij 15 përqindëshi që më bëri të them: Absolutisht duhet të vazhdoj. E bëj për veten time sepse e di që mund të jem i dobishëm për ekipin kur është e nevojshme. Dhe kam mbështetjen e plotë të familjes“, tha Neuer.

The post Neuer: Isha 85% i bindur se do të tërhiqesha këtë verë, por ky Bayern më bëri të vazhdoja edhe një vit appeared first on Telesport.