Në LDK, kush humb zgjedhjet duhet të lëshojë rrugën

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri, ka deklaruar se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, duhet ta ketë parasysh rregullin e partisë, sipas së cilës drejtuesit që nuk arrijnë rezultatet e pritura në zgjedhje duhet të marrin përgjegjësi dhe t’ia lëshojnë rrugën dikujt tjetër.

Beqiri u ndal edhe te presidentja Vjosa Osmani, duke kujtuar se ajo dikur ishte kandidate e LDK-së për presidente, por se sot nuk është më pjesë e partisë.

“Vjosa ka qenë kandidate për presidente në listën tonë. Aktualisht, por Vjosa aktualisht nuk është me letra në LDK. Po e them qartë. Zoti kryetar e ka thënë edhe vetë dhe duhet t’ia rikujtojmë se kjo LDK ka krijuar një rregull: kush i humb zgjedhjet ose nuk arrin rezultat të mirë, duhet t’ia lëshojë rrugën tjetrit”, deklaroi Beqiri në emisionin Click të RTV21.