Kryetari i Pejës dhe anëtari i Kryesisë së LDK-së Gazmend Muhaxheri i cili sonte është i ftuar në emision Pressing ka deklaruar se Lumir Abdixhiku për ta ruajtur karrigen e vet po shpik armiq e komplotistë.
Ai tha se ka qenë nga përkrahësit më të mëdhenj të Abdixhiku, por tha se situata në LDK kërkon që ai të lëshojë udhë.
“Ne nuk jemi mbledh me zgjedh dike, por kryetari nme reflektu, me lëshu udhë e të hapet gara, në cilën kujt ia merr mendja që mundet me e çu LDK-jnë përpara, me kandidu me ofru mundësi që LDK-ja të jetë e para jo e treta. Për me ruajtë karrigen e vetë mundohet me shpik kundërshtarë politikë, armiqë, komplostista. Njerëzit që më së shumti e kanë përkrah përnjëherë u bën njerëz të PDK-së ose dikujt tjetër”, ka thënë ai.
Dega e LDK’së në Pejë që udhëhiqet nga Gazmend Muhaxheri, muajin e kaluar, ka kërkuar që Abdixhiku të japë dorëheqje si akt moral për rezultat për rezultatin e kësaj partie na zgjedhjet e 7 qershorit.








