Drita ka shënuar fitore spektakolare me pëmbysje ndaj skaudrës nga Malta, Floriana.
Kampionia e Kosovës triumfoi me rezultat 2:1 sonte në “Fadil Vokrri”.
Të parët kaluan në epërsi, kur Paul Mbong realizoi në minutin e 40-të, rezultat me të cilin u mbyllën 45 minutat e para.
E ishte gati fundi i ndeshjes, minuti i 88-të kur Jorgo Pëllumbi barazoi shifrat në Prishtinë.
Derisa skuadra e Zekirja Ramadanit, epërsinë e arriti në minutin e 92-të me autogolin e Kauan.
Ekipi nga Gjilani, arriti që edhe gjatë lojës shtesë të mbahet duke arritur fitore që e çon në rundin e tretë të UEFA Conference League.
Në këtë rund, Drita do të përballet me Tre Fiorit.








