Juventus po vuan shumë këtë merkato për të gjetur një sulmues. Largimi si lojtar i lirë i Dusan Vlahovic, i ka detyruar bardhezinjtë të ndërhyjnë në merkato dhe duhet të gjejnë me patjetër një sulmues.
Dëshira e madhe e të gjithëve në Torino është Kolo Muani, për të cilin PSG nuk pranon më huazim, por kërkon shitjen përfundimtare për 40-50 milionë euro. Në këtë situatë, bardhezinjtë kanë piketuar një tjetër emër. Bëhet fjalë për Joshua Zirkzee.
Sky Sport Italia zbulon se propozimi i Juventusit për Manchester United është huazim me të drejtë blerjeje për 35 milionë euro. Negociatat janë duke vazhduar, por dy klubet ende nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët.
Pengesa kryesore ka të bëjë me kushtet financiare. Manchester United dëshiron kompensim të konsiderueshëm, ndërsa paga e Zirkzee po i ndërlikon akoma edhe më shumë bisedimet. Zirkzee e njeh mirë Serie A, pasi më parë ka luajtur për Bologna, para se të transferohej te “Djajtë e Kuq” për një shifër mbi 40 milionë euro. Sezonin e kaluar, holanezi shënoi vetëm dy gola dhe dha një asist në 26 ndeshje në total.
The post Kolo Muani mbetet ëndërr, Juventus gjen sulmues në Angli. Shënoi vetëm dy gola sezonin e kaluar appeared first on Telesport.








