Arrestohen tre persona për trafik të kokainës, në mesin e tyre edhe një shqiptar

Policia italiane ka arrestuar tre persona, në një operacion kundër trafikut të kokainës.

Në mesin e të arrestuarve, është edhe një shtetas shqiptar.

Sipas hetimeve të Skuadrës Mobile, shqiptari dyshohet se kishte udhëtuar nga Parma drejt zonës së Palombara Sabina, në metropolin e Romës, për të përfunduar një marrëveshje për drogë.

Operacioni policor zbuloi një ambient të përshtatur si laborator i paligjshëm për përpunimin dhe paketimin e kokainës, si dhe një automjet me një ndarje të fshehtë, të krijuar posaçërisht për të fshehur rreth 1 kilogram kokainë.

Efektivët e policisë ndërhynë në një zonë të izoluar rurale, ku gjetën personat e dyshuar brenda një banese, raporton A2.

Tre personat, përfshirë edhe shtetasin shqiptar, u arrestuan për veprat penale që lidhen me trafikun e lëndëve narkotike.