Leo Messi, zbulohet dhurata e tij prej ari për të gjithë bashkëlojtarët e Argjentinës

Partnerja e Marcos Senesi, mbrojtësit të ri të Tottenham, i cili sapo u kthye nga aventura me Argjentinën në Kupën e Botës 2026, ka zbuluar në rrjetet sociale dhuratën që Lionel Messi iu ka bërë të gjithë bashkëlojtarëve të kombëtares.

Bëhet fjalë për një shishe të artë, të personalizuar, e krijuar posaçërisht për të pirë mate, pijen tradicionale argjentinase. Partnerja e Senesi ua tregoi ndjekësve këtë dhuratë ekskluzive, e cila mban personalizime individuale për secilin futbollist.

Një tjetër gjest i veçantë nga Messi për shokët e skuadrës kombëtare, si shenjë mirënjohjeje dhe uniteti pas rrugëtimit të përbashkët me Argjentinën deri në finalen e madhe, ku u mposhtën nga Spanja 1-0.

The post Leo Messi, zbulohet dhurata e tij prej ari për të gjithë bashkëlojtarët e Argjentinës appeared first on Telesport.