Pak më shumë se një muaj para mbylljes së merkatos verore në ligat kryesore europiane, disa yje ende janë pa skuadër. Sipas Transfermarkt, këto janë 10 futbollistët e lirë me vlerën më të lartë në treg:
Dušan Vlahović (35 milionë €) – Sulmuesi serb është lojtari i lirë më i vlefshëm pas largimit nga Juventusi. Më 2022 u transferua nga Fiorentina për 85 milionë € dhe sezonin e fundit shënoi 10 gola në 23 ndeshje.
Mohamed Salah (22 milionë €) – Pas 9 sezonesh te Liverpool, ku fitoi çdo trofe dhe kaloi 250 gola, egjiptiani kërkon një sfidë të re. Destinacioni i mundshëm është Besiktas.
Jadon Sancho (18 milionë €) – Pas pritshmërive të mëdha te Manchester United dhe huazimeve te Chelsea e Aston Villa, karriera e tij ka ngecur.
Mes emrave të tjerë janë Bamba Dieng (15 mln €), Julian Brandt (15 mln €), Diogo Leite (12 mln €), Franck Kessié (12 mln €), Fabinho (12 mln €), John Stones (12 mln €) dhe Leon Goretzka (12 mln €). Këto lojtarë përfaqësojnë një treg të rrallë mundësish për klubet europiane.
The post Nga fitues të Champions-it në transferime milionëshe; 10 lojtarët e lirë më të vlefshëm në merkato appeared first on Telesport.








