Andrea Pirlo ka reaguar për herë të parë ndaj polemikave mbi lidhjet e tij me Rusinë, pas kritikave për rolin si ambasador i kompanisë ruse të basteve “Fonbet”. Çështja ka shkaktuar debat politik dhe ka vënë në dyshim mundësinë që ai të emërohet trajner i kombëtares italiane.
Pirlo shkroi: “Ditët e fundit kam ndjekur me shumë keqardhje debatin rreth emrit tim dhe mundësisë për të drejtuar kombëtaren italiane. Nga respekti për institucionet dhe federatën zgjodha të heshtja, por tani e ndiej detyrim të sqaroj disa aspekte. Gjatë gjithë karrierës sime kam respektuar ligjet e vendeve ku kam punuar dhe kontratat që kam firmosur.
Bashkëpunimi që ka shkaktuar polemika lindi në kuadër të punës sime në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ka qenë ekskluzivisht me natyrë tregtare e sportive. T’i japësh këtij bashkëpunimi një kuptim politik do të thotë të më atribuosh bindje që nuk i kam shprehur kurrë”.

Në fund ai falënderoi Maldinin dhe Leonardon për besimin, duke shtuar: “Dëshiroj të falënderoj Maldinin dhe Leonardon për vlerësimin dhe besimin që më kanë treguar. E njoh kompetencën e tyre, seriozitetin dhe dashurinë që i kanë kushtuar gjithmonë futbollit italian.
Më vjen keq që një zgjedhje me karakter sportiv u tërhoq kaq shpejt në një debat publik, i cili përfundoi duke më atribuar kuptime dhe qëllime që nuk më përkasin. Dashuria për Italinë nuk varet nga një detyrë. Ajo është pjesë e historisë sime, e identitetit tim dhe do të vazhdojë të më shoqërojë gjithmonë”.
The post Pirlo thyen heshtjen për çështjen e Rusisë: I zhgënjyer, bashkëpunim vetëm me natyrë tregtare appeared first on Telesport.








