Kancelari gjerman, Friedrich Merz e ka dënuar incidentin në Berlin si “një akt të shëmtuar”, duke thënë se qindra mijëra njerëz po “festonin në mënyrë paqësore” në eventin e Krenarisë përpara se të ndodhte.
“Ata donin që ne të silleshim me njëri-tjetrin me mirësi dhe tolerancë. Ky është një sulm ndaj shoqërisë sonë”, shkruan ai në X, raporton BBC, transmeton klankosova.tv.
Ai e quan Gjermaninë “të hapur dhe liridashëse”, duke shtuar se vendi do ta “ruajë dhe mbrojë këtë”.
Merz thotë se mendimet e tij janë me viktimat dhe familjet e tyre, dhe thotë se akti “do të hetohet dhe ndiqet me ashpërsinë më të madhe”.
Një i vdekur dhe 16 të lënduar nga përplasja e makinës me turmën në Berlin








