Një person është therur me thikë mbrëmjen e së shtunës në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Sipas policisë, i dyshuari ende nuk është identifikuar, ndërsa viktima ka marrë plagë në shpinë me ç’rast ka pësuar lëndime edhe në organe vitale, transmeton Klankosova.tv.
“Një mashkull kosovar është dërguar për trajtim mjekësor pasi që i njëjti ishte sulmuar me thikë nga një i dyshuar i panjohur. Viktima sipas mjekëve ka pësuar dy plagë nga thika në shpinë me ç’rast ka pësuar lëndime edhe në organe vitale. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe vazhdon të hetohet për identifikimin e personit të dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë.








