Ish-zëdhënësi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se lufta e kësaj ushtrie nuk ishte dëshirë, por ishte rruga e vetme për të shpëtuar nga politika gjenocidale e Serbisë.
Ai në një intervistë për RTK-në e cilësoi këtë luftë si projekt sublim për lirinë dhe dinjitetin njerëzor.
“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të kujtohet ashtu siç ishte në të vërtetë: një kryengritje popullore e lindur nga një popull i shtypur dhe një projekt sublim për lirinë e dinjitetin njerëzor”, ka thënë Krasniqi për RTK-në.
“Ajo nuk ishte zgjedhje apo dëshirë e jonë për luftë, por ishte rruga e vetme e mbetur për të shpëtuar nga politika gjenocidale e Serbisë”.
Krasniqi më tutje shprehu dëshirën që kjo luftë të mbetet në histori si rreshtim përkrah vlerave të qytetërimit perëndimor.
“Dua që historia ta shënojë atë si një luftë që u rreshtua përkrah vlerave më të larta të qytetërimit perëndimor dhe botës demokratike”.
“Ajo duhet të kujtohet me krenari, sepse pa atë sakrificë kolektive, sot nuk do të kishim as lirinë dhe as Republikën e Kosovës!








