Sot i jepet lamtumira e fundit 52-vjeçares që vdiq në aksidentin e Studimes

Mevlude Vidishiqi, gruaja e cila vdiq si pasojë e aksidentit në Studime në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë të enjten në mëngjes, do të varroset sot.

Sipas informatave zyrtare, aksidenti me fatalitet dyshohet se ndodhi pasi një shofer  kishte hyrë gabimisht në kahun e kundërt të lëvizjes, duke shkaktuar përplasjen fatale.

Si pasojë e plagëve të marra, Mevlude Vidishiqi nga Mitrovica nuk arriti t’u mbijetojë lëndimeve.

E ndjera do të varroset sot, pas namazit të ikindisë, në varrezat e Shipolit.