RUBIKON sonte: Verë e gjatë, a do të ketë marrëveshje ndërpartiake?

Mundësia e arritjes së një marrëveshjeje mes partive politike për zgjedhjen e presidentit të Kosovës dhe hapat drejt formimit të institucioneve të reja do të jenë në fokus të debatit të radhës në Klan Kosova.

Në emision do të diskutohet se sa janë gjasat që subjektet politike të gjejnë një dakordim për presidentin gjatë javëve në vazhdim, si dhe cili duhet të jetë rendi i veprimeve për konstituimin e institucioneve të reja të vendit.

-Sa janë gjasat që partitë politike të dakordohen për presidentin gjatë javëve në vazhdim?

-Cili duhet të jetë rendi i hapave për formimin e institucioneve të reja?

-A po afrohen partitë drejt një kompromisi, apo vendi po hyn në një bllokadë të re?

Në panel: Dukagjin Gorani, Valdete Daka, Afërdita Maliqi, Labinot Balaj dhe Rrahman Paçarizi.

Klan Kosova në ora 20:45.