Nga “govata” e vogël te finalja e Botërorit… Messi kundër Yamal, “stafeta” nga një gjeni futbolli te një tjetër

Leo Messi dhe Lamine Yamal janë gati të shkruajnë historinë. Këtë herë, megjithatë, në një fushë futbolli. Nxënësi përballë mësuesit… Fati ka dashur që të dy të kryqëzohen sërish, ashtu siç kishte ndodhur 19 vite më parë, por këtë herë në një mënyrë krejt tjetër.

19 years later, Lionel Messi and Lamine Yamal will meet in the World Cup  final 🤯

Fotoja që u bë simbol
Sulmuesi i ri spanjoll, në vitin e largët 2007, ishte “pagëzuar” pikërisht nga “La Pulga”. Asokohe, gazeta spanjolle “Sport”, ashtu si një vit më parë, vendosi të realizonte një kalendar bamirësie në bashkëpunim me UNICEF, që në atë periudhë ishte sponsor i Barcelonës së presidentit Laporta.

U organizua një fushatë për përzgjedhjen e familjeve që kishin pasur kontakte me organizatën ndërkombëtare për çështje sociale, mes tyre ishte edhe familja e Yamal. Në atë kohë ata jetonin në Rocafonda, një lagje e Matarós, zonë me vështirësi sociale. Familja e vogël e Lamine u përzgjodh për të qenë pjesë e kalendarit dhe ky ishte kontakti i parë i tij me botën blaugrana.

Falë babait të Yamal, në verën e vitit 2024, fotografia e Messit duke larë vogëlushin Lamine në një govatë u bë menjëherë “virale”. Imazh që dukej sikur ishte një dorëzim simbolik i stafetës, edhe pse në atë kohë Messi ende nuk ishte bërë legjenda që do të shndërrohej më pas për Barcelonën.

Por historia shpesh përsëritet. Ngjitja e Yamal në skenën ndërkombëtare kujton shumë shpërthimin e hershëm të Messit. Dhe finalja e Botërorit mund të jetë momenti i madh i kalimit përfundimtar të stafetës nga një gjeni te një tjetër.

Messi first met Yamal as a baby. The World Cup final will be their next meeting - ESPN

Krenaria e Messit: Ky grup nuk i detyrohet askujt asgjë
Pas fitores 2-1 me përmbysje ndaj Anglisë në gjysmëfinale, kapiteni dhe lideri i Argjentinës, Leo Messi, foli me krenari për rrugëtimin e skuadrës: “Edhe një herë treguam se askush nuk na dhuron asgjë, jemi rikthyer mes dy skuadrave më të mira në botë. Jam shumë krenar që mund t’i dhuroj gëzim gjithë popullit argjentinas”.

Ylli argjentinas theksoi se sfida ndaj anglezëve ishte “vetëm një ndeshje futbolli”, por shtoi: “Donim të fitonim dhe të arrinim në finalen e Botërorit. Jemi të lumtur që ia dolëm përsëri dhe në mënyrën se si e bëmë, kur gjithçka ishte kundër nesh. Me inteligjencë, me futboll dhe me dëshirë, ky grup tregon edhe një herë se për çfarë është i aftë”.

Messi shtoi se tani është momenti për ta shijuar këtë arritje me shokët e skuadrës: “Ky grup nuk i detyrohet askujt asgjë. Kemi treguar gjithmonë se japim maksimumin dhe se u kemi dhënë shumë gëzim të gjithë argjentinasve gjatë këtyre viteve”.

Në fund, kapiteni foli për rëndësinë emocionale të një tjetër finaleje Botërori: “Të rikthehesh për të luajtur një finale të Kupës së Botës, me gjithçka që kjo do të thotë për argjentinasit… Çfarëdo që të ndodhë, duhet ta vlerësojmë këtë rrugëtim”.

 

The post Nga “govata” e vogël te finalja e Botërorit… Messi kundër Yamal, “stafeta” nga një gjeni futbolli te një tjetër appeared first on Telesport.